![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
Hotelet u preken nga pandemia: Qarkullimi i te ardhurave ra me 61.4 per qind
Sektori i turizmit është goditur rëndë nga pandemia duke prekur se pari numrin e turistëve që kanë pritur strukturat akomoduese me një tkurrje të dukshme në raport me 2019.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se qarkullimi i të ardhurave ra me 61.4 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rënie e xhiros lidhet drejtpërdrejt me prezencën më të pakët të turistëve në hotele. Për shkak të kufizimeve të lëvizjes së lirë, turistët e vetëm që vizituan Shqipërinë këtë vit ishin ata nga vendet fqinjë dhe polakët por në fakt lëvizja e vërtetë nisi vetëm në qershor kur vendi ynë hoqi tërësisht masat kufizuese. Indeksi i volumit në tremujorin e dytë 2020 shënoi një rënie 63 për qind në raport me tremujorin e dytë 2019.
Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se numri i shtetasve tëhuaj të hyrë në vendin tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Si rrjedhojë e pandemisë dhe kufizimit të udhëtimeve, shumë turistë të huaj anuluan udhëtimet, por dhe turizmi i brendshëm ndaloi, duke i vënë hotelet në vështirësi. Pavarësisht situatës së vështirë strukturat hoteliere kanë arritur që të mbajnë në punë pjesën më të madhe të stafit. Tkurrja e indeksit të punësimit në tremujorin e dytë ishte me 20 për qind në raport me tremujorin e njëjtë të një viti më parë.
Kjo lidhet me dy aspekte. Së pari shteti aplikoi një nga skemat e ndihmës që lidhej me “pagën minimale” dhe së dyti vetë strukturat hoteliere parashikonin që të kishin sezon veror dhe normalisht do t’ju duhej stafi i kualifikuar. Fatos Çerenishti, administrator i FAFA Group një prej strukturave më të mëdha hoteliere në zonën e Golemit u shpreh pak kohë më parë për Monitor se gjetja e stafit të kualifikuar pasi janë trajnuar për disa vite me radhe është e vështirë.
Futja e shërbimit “all inclusive” (të gjitha të përfshira) sipas tij është specifik dhe normalisht stafi që është pjesë përbërëse e shërbimit në strukturë luan një rol kyç ndaj ai nuk pa të arsyeshme të bënte shkurtime edhe gjatë kohës së karantinës. Por hotelet, ndonëse i kanë mbajtur punonjësit në punë, janë detyruar të shpenzojnë më pak për paga. Indeksi i pagës është tkurrur me 24.2 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti sipas INSTAT çka tregon se edhe ulja e pagave në raport me një vit më parë ka qenë disi më e moderuar po të kemi parasysh indekset e tjera që lidhen me aktivitetin ekonomik të strukturave hoteliere.
Sigurisht krahasimi i vitit aktual me atë të kaluar që ishte viti më i mirë i turizmit shqiptar e bën edhe më pesimiste situatën. Tremujori i tretë i vitit 2019, që është deri tani viti më i mirë historik për turizmin, regjistroi indeksin më të lartë ndonjëherë në vlerë pra të ardhurat e hoteleve, por edhe atë të volumit që tregon numrin e turistëve që vizituan këto struktura. Indeksi i vlerës, me referencë vitin 2015, arriti në 300, çka nënkupton që qarkullimi i hoteleve në tremujorin e tretë 2019 ishte tre herë me i lartë se katër vjet më parë./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)
![78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare 78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare](images/news/llogari bankare 78 perqind shqiptareve.jpg)
![Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit](images/news/arrsh 4 tendera mirembajtje rruge.jpg)
![Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend](images/news/policia plan masazh kufizime sezoni turistik.jpg)
![Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet](images/news/greqi temperatura rekord mbyllen shkolla.jpg)
![Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023 Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023](images/news/mikrokredia rekord ne 2023.jpg)
![Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat](images/news/procedura leje ndertimi lehtesim fshat.jpg)
![Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare](images/news/turizmi shqiperi britanikja artikull.jpg)
![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)